Një ushtar izraelit ka publikuar të mërkurën një video ku shfaqet momenti kur shtëpitë e palestinezëve në Gaza shpërthehen me eksploziv.
Pas prishjes së njëanshme të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin në muajin mars, Izraeli ka intensifikuar bombardimet në të gjithë Rripin e Gazës dhe ka zgjeruar operacionet tokësore, duke shkatërruar infrastrukturën civile, duke shkaktuar zhvendosje masive dhe një numër të madh viktimash.
Sipas një analize të bazuar në imazhe satelitore nga Unosat, e realizuar në fillim të prillit, rezulton se 174,526 ndërtesa janë dëmtuar në enklavën e rrethuar, ku 68 për qind e tyre janë shkatërruar plotësisht ose kanë pësuar dëme të rënda.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi të mërkurën se rreth 81 për qind e territorit të Gazës tashmë ndodhet brenda zonave të militarizuara nga ushtria izraelite.







