FLASH :

Video tronditëse: Aventurieri hidhet mbi një balenë dhe kërcen mbi shpinën e tij në Gjirin Persik

Një video e publikuar në rrjete sociale ka shkaktuar indinjatë të madhe, pasi tregon momentin kur një aventurier në Iran hidhet nga një varkë mbi shpinën e një balene dhe fillon të kërcëcejë e të vallëzojë mbi të. Ngjarja ndodhi pranë platformave naftore të kompanisë Iranian Offshore Oil Company, në brigjet e Abadan-it, Gjiri Persik.

Pamjet që shokuan rrjetin

Në video shihet burri i paidentifikuar teksa kapet fort pas pendës së balenes përpara se të ngjitet mbi shpinën e tij. Më pas, ai nis të kërcejë, të duartrokasë dhe të bëjë lëvizje sikur po feston, ndërkohë që kafsha e madhe detare mbetet e qetë dhe vazhdon të notojë. Aventurieri qëndroi mbi balenen për rreth një minutë, derisa humbi ekuilibrin kur ai u zhyt më thellë në ujë.

Ky gjest është cilësuar “i neveritshëm” nga shumë përdorues online, të cilët e kanë dënuar si abuzim ndaj kafshës. “Si një dashamirës i kafshëve, është e tmerrshme të shohësh këtë abuzim ndaj një balene”, shkroi një komentues.

Sulmet e fundit me peshkaqenë rikthejnë frikën

Videoja doli vetëm disa muaj pasi një zhytës humbi jetën në një sulm të rrallë peshkaqeni në Izrael. Ngjarja ndodhi pranë Hadera-s, ku pushuesit panë momentin dramatik teksa uji u skuq nga gjaku. Po ashtu, në dhjetor, një turist humbi jetën në një sulm fatal në Detin e Kuq, pranë një resorti turistik në Egjipt.

Ekspertët theksojnë se peshkaqenët balenë, ndryshe nga peshkaqenët e tjerë, nuk përbëjnë rrezik për njeriun, por kjo nuk justifikon asnjëherë ndërhyrjen apo abuzimin ndaj tyre, duke qenë specie të mbrojtura.