FLASH :

Video/Trafik kilometrik në Rinas, pasagjerët rrezikojnë të humbasin fluturimet

Kaos total në qarkullim pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku të dyja rrugët hyrëse dhe dalëse janë bllokuar. Udhëtarët raportojnë se u janë dashur rreth 1 orë e 30 minuta për të përshkuar segmentin nga ndarja e rrugëve deri te aeroporti, ndërsa 30 minuta të tjera për të dalë nga parkimi deri te rrethrrotullimi.

Vetëm 300 metra rrugë po kthehen në një sfidë të vërtetë për pasagjerët, të cilët rrezikojnë të humbasin fluturimet për shkak të menaxhimit të dobët të trafikut dhe mungesës së zgjidhjeve nga autoritetet. Situata është përkeqësuar ndjeshëm në kulmin e sezonit turistik, duke shkaktuar pakënaqësi dhe reagime të ashpra nga qytetarët.