FLASH :

Video/Tmerr në Indonezi: Krokodili sulmon dhe tërheq për vdekje burrin para familjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lumin Bulete, në provincën South Sulawesi të Indonezisë, ku një burrë 53-vjeçar, i identifikuar si Arifuddin, u sulmua për vdekje nga një krokodil gjigant, ndërsa po lahej me familjen. Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur grabitqari i kafshon këmbën dhe e tërheq drejt ujërave të thella, teksa viktima përpiqet të shpëtojë duke zgjatur krahun dhe ulëritur për ndihmë.

Banorët lokalë dhe ekipet e shpëtimit u përpoqën ta ndihmonin, por Arifuddin u zhduk nën ujë përpara se të arrinin tek ai. Disa orë më vonë, krokodili u pa duke notuar me trupin e tij në gojë, rreth një milje larg vendit të sulmit. Pas një përpjekjeje të rrezikshme, banorët arritën të rikuperojnë trupin dhe t’ia dorëzojnë familjes për varrim. Ekspertët thonë se shpyllëzimi, shkatërrimi i habitateve bregdetare dhe mbipeshkimi po i detyrojnë krokodilët të afrohen gjithnjë e më shumë pranë zonave të banuara, duke rritur numrin e sulmeve fatale.