Khan Younis, Gaza – Pamje rrëqethëse vijnë nga një spital në Rripin e Gazës, ku disa fëmijë të plagosur rëndë shihen duke gjakosur në një shtrat spitali, pas një sulmi ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis.
Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, fëmijët janë viktima të një tjetër goditjeje ushtarake që ka goditur zonat e banuara civile, duke shtuar edhe më tej tragjedinë humanitare që po përjeton Gaza.
Që nga 7 tetori 2023, të paktën 52,810 palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite, përfshirë mbi 15,000 fëmijë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
“Nuk kemi më fjalë. Fëmijët vdesin çdo ditë para syve tanë. Spitalet janë të tejmbushura, dhe mungesa e barnave e bëjnë të pamundur trajtimin e plagëve”, – tha një mjek palestinez për mediat ndërkombëtare.
Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë fëmijë të mbuluar në gjak, të shtrirë pranë njëri-tjetrit, ndërsa stafi mjekësor përpiqet të ndihmojë me mjetet e pakta që kanë në dispozicion.
Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve, veçanërisht ndaj fëmijëve që janë bërë simboli më i dhimbshëm i kësaj lufte.







