FLASH :

Video/Tepelenë – Arrestohet 40-vjeçari që dogji 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore në Kodër e Lekël

Policia e Tepelenës ka arrestuar 40-vjeçarin E.M., banues në fshatin Kodër, i dyshuar si autor i zjarrvënies që shkaktoi dëme të mëdha në zonën e pyllëzuar midis fshatrave Kodër dhe Lekël. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe për shkak të përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, pemë frutore, 5 stane me bazë ushqimore për bagëti dhe 3 krerë bagëti të trasha.

Prej mëngjesit të djeshëm, shërbimet e policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin e përfshirë nga zjarri, ndërsa puna për shuarjen e flakëve vijon në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe strukturat e DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për akuzën “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Policia apelon qytetarët të mos shkaktojnë zjarrvënie dhe të denoncojnë çdo rast në numrin 112.

Njoftimi:

Tepelenë

Dogji 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore në 2 fshatra, me zjarrin që ndezi në tokën e marrë me qira, identifikohet dhe arrestohet 40-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar midis fshatrave Kodër dhe Lekël, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit E. M., 40 vjeç, banues në fshatin Kodër.

40-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, pemë frutore, 5 stane me bazë ushqimore për bagëti dhe 3 krërë bagëti të trasha.

Prej mëngjesit të djeshëm, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.

Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër dhe me shërbimet zjarrfikëse, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.