FLASH :

Video/Superjahti luksoz “Opera” ankoron në Portin e Durrësit – në pronësi të sheikut nga Emiratet, furnizohet me 320 mijë litra naftë

Në portin e Durrësit është ankoruar sot superjahti luksoz “Opera”, pronë e Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore. Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Portual Durrës, i cili thekson se ndalesa të tilla e kanë kthyer portin në një pikë ndalesë strategjike për itineraret mesdhetare.

Sipas burimeve, ndalesa në Durrës ka si qëllim furnizimin e jahtit me rreth 320 mijë litra naftë. “Opera” ka ardhur nga Korfuzi dhe mban flamur britanik. Jahti është ndërtuar në vitin 2022 nga kompania gjermane Lürssen, ka një gjatësi prej 146.35 metrash dhe vlerësohet në rreth 450 milionë dollarë. Porti i Durrësit po mirëpret gjithnjë e më shumë mjete të tilla luksoze, duke rritur rëndësinë e tij në hartën e destinacioneve elitare të Mesdheut.