FLASH :

Video/Stuhia godet Fierin, pemët e rrëzuara bllokojnë përkohësisht aksin Fier–Cakran

Stuhia e fuqishme që përfshiu mesditën e sotme zonën e Fierit ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në aksin rrugor Fier–Cakran, konkretisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës”.

Pemët, të cilat ishin dëmtuar më parë nga zjarret e viteve të shkuara, ranë mbi rrugë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment të frekuentuar.

Strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe lirimin e plotë të rrugës, në mënyrë që qarkullimi të normalizohet sa më shpejt.