FLASH :

Video/ Sot testet mjekësore, Ardon Jashari ‘zbarkon’ në Milano: Jam i lumtur, forca Milan

MILANO – Ardon Jashari ka qenë tifoz i Milanit që në vegjëli dhe 23-vjeçari ndodhet në Milano për të kaluar testet mjekësore dhe për të veshur fanellën kuqezi. Pas muajsh të gjata negociatash me Club Brugge, belgët u bindën nga 39 milionë eurot e ofruara nga Igli Tare.

Tani mund ta themi me plot gojën se shqiptari që luan me Zvicrën do jetë blerja e re për mesfushën e Milanit, duke iu shtuar Riçit dhe Modric. Në orët e pasdites së vonë të së martës, Jashari ka udhëtuar me charter nga Belgjika për në Milano dhe mbremja e pa të prekte tokën milaneze, me lumturinë që dukej në sytë e djaloshit. “Jam shumë i lumtur, forca Milan“, tha ai për mediet që e prisnin, si dhe tifozët që kishin dalë për t’i uruar mirëseardhjen.

SHIFRAT

Milan do derdhë në arkën e Club Brugge 34 milionë euro menjëherë dhe pesë milionë të tjera në formë bonusesh ehtësisht të arritshme. Këtë mëngjes Jashari do zhvillojë testet mjekësore, për të hedhur më pas firmën në kontratën që detyrimisht do jetë pesë vjeçare, për ta bërë atë shqiptarin e parë që vesh fanellën e Milanit.