FLASH :

VIDEO/ Skandal në fluturim: Gruaja e dehur detyron uljen e të gjithë pasagjerëve – përfundon në pranga mes fishkëllimave dhe të sharave

Një pasagjere e linjës ajrore Delta Airlines shkaktoi kaos në një fluturim nga Dallas drejt Bostonit, duke detyruar të gjithë pasagjerët të zbresin nga aeroplani, pasi ajo refuzoi të largohej pas sjelljes së saj arrogante dhe të dehur. Videoja e publikuar nga autoritetet tregon momentet e tensionit, përplasjes me policinë dhe fundin e turpshëm të incidentit: arrestimin me pranga dhe reagimin përçmues të pasagjerëve që e pritën me fishkëllima në terminal.

Gruaja, e identifikuar si Alicia, refuzoi të zbresë nga avioni më 14 prill 2024, edhe pse policia i kërkoi disa herë ta bënte. Me sytë gjysmë të mbyllur dhe fjalët që i sluroheshin, ajo u përpoq të justifikonte sjelljen e saj duke thënë: “Nuk i besoj këtij shteti, thjesht dua të shkoj në shtëpi.” Pasi mohoi të kishte pirë shumë, më vonë pranoi se kishte konsumuar gjashtë gota verë gjatë pritjes në aeroport dhe dy shot-e në bord – ndërsa stjuardesa i tha policisë se kishte pirë edhe prosecco dhe tequila.

Për shkak të refuzimit të saj, policia u detyrua të zbrazë të gjithë avionin për ta nxjerrë fizikisht jashtë. Pasi u përball me turmën e zemëruar të udhëtarëve në terminal, Alicia u përplas përtokë brenda aeroportit, refuzoi të kontrollohej për armë dhe më pas u dërgua me forcë në makinë. Në makinë, ajo vazhdoi të shfaqte sjellje të dhunshme, duke goditur brendësinë e automjetit, hiperventiluar dhe sharë oficerët.

Edhe në stacionin e policisë Alicia refuzoi të bashkëpunojë. Kur një oficere i kërkoi të zhbllokonte duart për ta kontrolluar, ajo iu përgjigj me sarkazëm: “Zhbllokoni prangat, dhe do t’i zhbllokoj.” Midis të qeshurave, ulërimave dhe lutjeve për një cigare apo një vape, e reja vazhdoi të provokojë autoritetet, duke u shtrirë përsëri përdhe në pozicion të detyruar për ta vënë nën kontroll.

Alicia u arrestua për hyrje të paligjshme dhe dehje në publik, ndërsa ngjarja është kthyer në një shembull ekstrem të sjelljeve të papërgjegjshme që rrezikojnë sigurinë dhe mirëqenien e gjithë pasagjerëve në një fluturim.