Një incident i dhunshëm është regjistruar në një fluturim të brendshëm, kur një pasagjere goditi me shuplakë një stjuardesë pasi iu kërkua të fikte telefonin para ngritjes së avionit. Ngjarja ndodhi teksa avioni ishte duke u rrotulluar drejt pistës, kur ekuipazhi e paralajmëroi se pajisjet elektronike duhet të jenë të fikura për arsye sigurie.
Sipas autoriteteve të aviacionit, pasagjerja refuzoi urdhrin, duke insistuar ta mbante në “flight mode”. Piloti vendosi të kthehej në terminal, ku e zemëruara u shoqërua me forcë drejt daljes, por para se të zbriste, sulmoi stjuardesën. Pamjet tregojnë pasagjeren duke bërtitur dhe rezistuar ndaj stafit dhe sigurimit edhe në pistë, derisa u fut në autobusin e transportit. Autoritetet kanë paralajmëruar se mosrespektimi i udhëzimeve të ekuipazhit mund të sjellë pasoja serioze ligjore për pasagjerët.






