Në Gramsh, situata e zjarreve është vënë nën kontroll dhe të gjitha vatrat janë fikur, duke i hapur rrugë rikthimit të banorëve në shtëpitë e tyre. Strukturat e emergjencave u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë, pasi rreziku i riaktivizimit mbetet edhe pas shuarjes së flakëve.
Rojet e pyllit, zjarrfikësit dhe vullnetarët vijojnë të patrullojnë në terren për të ndërhyrë menjëherë në rast se ndonjë vatër rindezet. Paralelisht, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në fshatrat e prekur nga zjarret.







