Kjo është pamja dramatike që vjen nga Gramshi pas zjarrit shkatërrues që përfshiu zonën – një shtëpi e djegur plotësisht, një copë tokë e zezë e mbuluar me hi dhe një ndjenjë boshllëku e tronditjeje. Flakët kanë përpirë gjithë territorin përreth, duke zhdukur çdo gjurmë jete.
Familja që banonte në këtë shtëpi mbeti pa asgjë. Çdo send i tyre, kujtim apo orendi, u kthye në hi brenda pak minutash. Zjarri, që nisi me vrull të madh, përhapej me shpejtësi nëpër kodra dhe pyje, pa lënë kohë për asnjë ndërhyrje apo shpëtim.
Banorët e zonës tregojnë se zjarri ka djegur jo vetëm këtë banesë, por edhe një pjesë të madhe të territorit të Gramshit. Shkatërrimi është total. Kjo fatkeqësi ngre pyetje serioze për mungesën e masave parandaluese dhe vëmendjen ndaj zonave të rrezikuara gjatë muajve të nxehtë të verës.




















