FLASH :

Video/Shqiptari bën raki brenda qelisë në Francë

Një shqiptar që ndodhet në burg në Francë ka habitur rrjetet sociale pasi ka publikuar në TikTok pamje ku shihet duke prodhuar raki brenda qelisë. Në video, ai tregon pajisjet dhe procesin e distilimit, pavarësisht rregullave strikte të institucionit penitenciar. Pamjet janë bërë virale, duke ngjallur reagime të shumta dhe kritika ndaj sigurisë së burgut, ndërsa autoritetet franceze ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për ngjarjen.