Pamjet e kamerës “Ring” kapën momentin kur një makinë tip Toyota Yaris doli nga rruga dhe u përplas në murin e një shtëpie, pasi shoferes iu bllokua këpuca me taka të larta te pedali i gazit. Automjeti u ngrit disa centimetra në ajër pasi goditi trotuarin dhe më pas përplasi murin 75-vjeçar prej tullash, duke shkatërruar gjithashtu edhe kutinë e shërbimeve të Virgin Media.
Pronari i shtëpisë rrëfeu se dëgjoi një “zhurmë të madhe” dhe fillimisht mendoi se ishte një kamion që kalonte në rrugën kryesore. Më pas doli dhe gjeti shoferen e tronditur, e cila pranoi fajin duke shpjeguar se këpuca i ishte ngatërruar me qilimin në kroskot dhe pa dashje shtypi gazin. Për fat të mirë, gruaja nuk pësoi lëndime, megjithëse ishte vetëm pak centimetra larg një shtylle ndriçimi dhe një peme të madhe. Policia e Surrey konfirmoi se nuk pati të plagosur dhe se rasti është regjistruar si aksident rrugor. Familja e prekur po pret zgjidhjen e çështjes nga kompania e sigurimeve.







