FIER – Një aksident i rëndë me 1 të vdekur 5 të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në Levan.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 5 persona, ku 1 prej tyre nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë me pasoja fatale për jetën.