FLASH :

VIDEO/ Shkon me 145 km/h në drejtim të kundërt në autostradë, ndjekje e frikshme policore Burg për 26-vjeçarin

Një ndjekje dramatike policore ka tronditur qytetarët në Isle of Wight, Angli, ku një 26-vjeçar i papërgjegjshëm ka vënë në rrezik jetën e dhjetëra drejtuesve të mjeteve, duke lëvizur me 90 milje në orë (rreth 145 km/h) në drejtim të kundërt në një rrugë me kufi shpejtësie 40 mph.

Callum Hickman, i cili po drejtonte një Citroën C3 të kuqe, ka kryer manovra jashtëzakonisht të rrezikshme për t’i shpëtuar policisë, duke detyruar makina të tjera të devijojnë me shpejtësi për të shmangur një përplasje frontale. Pamjet e frikshme janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë nxitur reagime të forta për rrezikun e sjelljes së tij.

Pas arrestimit, Hickman është dënuar me 14 muaj burg. Policia britanike e cilësoi ndjekjen si një nga më të rrezikshmet e viteve të fundit dhe u shpreh se fati i mirë e bëri që askush të mos humbiste jetën nga veprimet e 26-vjeçarit.