Një çift britanik sapo i martuar thotë se përjetoi “muajin e mjaltit të ferrit”, pasi hoteli i tyre luksoz në Rodos të Greqisë rezultoi një kantier ndërtimi, ku zhurmat nga matrapikët dhe kamionët mes shezlongëve e kthyen pushimin romantik në një makth.
Phil dhe Hannah Perkins u martuan më 9 maj dhe dy ditë më vonë fluturuan drejt Greqisë, por befas u përballën me një hotel “në rrënoja”. Ata tregojnë se nuk mund të bëheshin as foto romantike ngaqë çdo cep i ambientit ishte i mbuluar me beton, zhurma ishin të pandalshme, ndërsa punëtorët ndërtonin mbi kokat e tyre ndërkohë që ata përpiqeshin të relaksoheshin në “pishinën e qetësisë”.
Edhe pse kërkuan ndihmën e përfaqësuesit të pushimeve, ai nuk u kthye kurrë për t’i ndihmuar. Pas ankesave, EasyJet ofroi një rimbursim prej 381 paundësh, ndërkohë që pushimet u kushtuan mbi 1000 paund. Çifti tani thotë se ndihen sikur nuk kanë bërë as muaj mjalti.















