FLASH :

Video/Shkodër – 5 shoferë të arrestuar, 7 nën hetim dhe mbi 1300 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor në dy javë

Policia Rrugore e Shkodrës ka publikuar bilancin e kontrolleve të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit, ku janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, kryesisht për “Drejtim të mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1307 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, mes të cilave:

  • 80 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 51 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • 9 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit;
  • 39 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
  • 2 për xhama të errësuar;
  • 176 për parakalime të gabuara;
  • 473 për ndalim apo qëndrim të gabuar;
  • 44 për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
  • 433 masa për shkelje të tjera.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe u kërkon qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje që rrezikon sigurinë në rrugë.