Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ndryshimet e bëra në Muzeun Historik Kombëtar, duke ndarë me publikun pamje “para dhe pas” të ndërtesës simbol të Tiranës. Ai e cilësoi projektin si një shembull të transformimit kulturor dhe estetik të kryeqytetit.
Megjithatë, Rama nuk dha asnjë detaj për planet e ndërtimit në zonën pas muzeut, ku prej kohësh është diskutuar ngritja e disa kullave të reja. Pyetjet mbi këtë çështje mbeten pa përgjigje, ndërsa debati publik për ndikimin urbanistik të projekteve në qendër të Tiranës vazhdon të jetë i ndezur.