FLASH :

VIDEO/ Rama kërcënon bizneset me syze të kuqe

Ndërkohë që Edi Rama e nisi politikën me çorape të kuqe dhe çitjane, pas 12 vitesh kryeministër, ai ka nisur të kërcënojë bizneset me një palë syze të kuqe.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërtuesit dhe bizneset që zaptojnë hapësirat publike. Në një komunikim live në Facebook ai deklaroi se shkeljet dhe lojërat me ligjin nuk do të tolerohen më.

Për ata që e bëjnë këtë lojë ‘macja me miun’, do të kenë ndëshkime shumë të forta!
Do të jenë ndëshkime aq të forta, sa të mos i shkojë mendja njeriu t’i fillojë këto lojëra nga e para!”

– u shpreh Kryeministri Rama.

Për më tepër, më poshtë videoja e plotë e deklaratës së Kryeministrit: