FLASH :

Video/Raketë iraniane godet Haifën, shpërthen zjarr në dy ndërtesa – 7 të plagosur

Një tjetër episod i rëndë i përshkallëzimit të konfliktit Iran-Izrael është regjistruar në qytetin bregdetar të Haifës, ku një raketë e lëshuar nga Irani goditi drejtpërdrejt zonën urbane, duke shkaktuar një zjarr të madh në dy ndërtesa.

Si pasojë e sulmit, shtatë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë evakuuar me urgjencë në Spitalin Rambam të Haifës. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për të shpëtuar banorët dhe për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa autoritetet izraelite kanë ngritur alarmin për rrezikun e sulmeve të reja.

Ngjarja ndodh në një moment kur tensionet mes dy vendeve kanë arritur nivele kritike, me shkëmbime të vazhdueshme raketash dhe sulme ajrore që kanë shkaktuar dhjetëra viktima në të dy anët.