Një qen në qytetin Huaral të Perusë, shmangu një tragjedi kur arriti të shuante me dhëmbë një fitil dinamiti të hedhur në shtëpinë e familjes së tij.
Incidenti ndodhi në shtëpinë e gazetarit Carlos Mesías Zárate, i cili dyshon se sulmi lidhet me punën e tij hetimore. Sipas gazetës La Republica, kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur qeni Manchis filloi të lehte me zë të lartë, duke ndjerë praninë e një të huaji jashtë shtëpisë.