FLASH :

Video që u bë virale/ Babai puth fotografinë e Shehajt që i dha djalit punë, reagon deputeti

Figurat politike që ndërtojnë reputacionin e tyre mbi ndershmërinë, rrallëherë mbeten pa vlerësim nga qytetarët. Një shembull i tillë vjen nga Agron Shehaj, një ndër pak politikanët e drejtë dhe të suksesshëm në Shqipëri.

Një video e publikuar së fundmi tregon një qytetar që mban në dorë një fotografi të Agron Shehajt dhe e puth me mirënjohje. Ai shpreh hapur falënderimin e tij për politikanin, duke treguar se djali i tij ka punuar në një call-center me një pagë prej 1200 eurosh, falë një sistemi të bazuar në punën e ndershme dhe jo në favorizime politike.

“Ja Agron Shehaj. Ka punuar çuni në call-center, 1200 euro i jepte. Ja ky lloj burri ma ka mbajtur çunin në punë mua. Kush ma mbajti, ma mbajtët ju të majtët? Ja pra… ja, ky ma ka mbajtur në punë çunin. Mos e çaj kokën, hidhe ku të duash, mos e çaj kokën,” shprehet qytetari me entuziazëm dhe sinqeritet.

Kjo deklaratë e fortë dhe e drejtpërdrejtë tregon jo vetëm besimin që qytetarët kanë tek Agron Shehaj, por edhe modelin që ai ka ndjekur në karrierën e tij politike dhe profesionale: një sistem ku puna e ndershme shpërblehet.

Pas publikimit të videos, Agron Shehaj ka reaguar me një mesazh modest dhe frymëzues, duke sqaruar se nuk është ai që ka mbajtur me punë djalin e qytetarit, por përkushtimi dhe aftësitë e vetë të riut.

“Fjalët e zotërisë në fakt më bëjnë të ndjehem shumë i vlerësuar, por dua të sqaroj diçka. Nuk e kam mbajtur unë djalin e tij me bukë, e ka mbajtur puna e tij e ndershme. Ai ka merituar të gjitha ato 1200 euro që ka marrë në muaj dhe në fakt ky është modeli që ne duam të ndjekim në Shqipëri, modelin e punës dhe të meritokracisë. Për këtë kemi nevojë për mbështetjen e secilit prej jush. Ju falënderoj shumë dhe ju bëj thirrje të vazhdoni të na mbështesni,” shprehet Shehaj në videon e tij.

Ky moment tregon qartë se qytetarët shqiptarë vlerësojnë një politikë të bazuar në vlerat e punës dhe drejtësisë. Agron Shehaj, me qasjen e tij të sinqertë dhe vizionin për një Shqipëri të bazuar në meritokraci, fiton gjithnjë e më shumë mbështetje nga ata që duan një vend ku mundësitë krijohen me ndershmëri dhe jo me ndërhyrje politike.