FLASH :

Video që bëri xhiron e rrjetit/ Raketat në qiell, ndërkohë party vazhdon në liban

Pavarësisht tensioneve dhe kërcënimit të përhershëm nga sulmet ajrore, jeta në Liban duket se refuzon të ndalet. Një video e publikuar në Instagram po bën xhiron e rrjetit, duke treguar një skenë kontrasti tronditës: ndërsa në sfond shihen raketat që ndriçojnë qiellin, në plan të parë një grup të rinjsh vazhdojnë të festojnë në një event të hapur.

Videoja, që duket se është regjistruar në jug të Libanit një zonë shpesh e goditur nga tensionet me Izraelin kap një moment gati surreal: fishekzjarrët e luftës përzihen me dritat dhe muzikën e natës. Të pranishmit nuk e ndalin vallëzimin, as buzëqeshjet, duke dhënë një mesazh të qartë: edhe në mes të pasigurisë, populli libanez zgjedh jetën.
Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, nga admirimi për guximin dhe rezistencën, te shqetësimi për normalizimin e dhunës si sfond i përditshmërisë.