FLASH :

“Lufta” në resort/ Britaniku i vogël super praktik, zë 5 vende me trupin e tij

Benidormin plot diell, aty ku pushimi duhet të nisë me relaks dhe mojitos, britanikët kanë kthyer pishinën në fushë beteje, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është një fëmijë i komanduar nga prindi për të zënë pesë shezllone njëherësh.

Pamjet e filmuara më 14 maj në Hotel Flamingo Oasis janë bërë virale në TikTok, ku pushuesit shihen duke vrapuar e bërtitur sapo hapet zona e pishinës në mëngjes, me qëllimin e vetëm: të rezervojnë sa më shumë shezllone para të tjerëve.

Në kaosin që pason, një djalë i vogël me pantallona portokalli shihet duke u hedhur horizontalisht mbi pesë shezllone, në një manovër që ka ngjallur reagime të ashpra në rrjet. Komentuesit e kanë cilësuar veprimin si “të turpshëm”, “patetik” dhe “shfaqje klasike e pushimeve ‘low-cost’ të turmës”.

“Pushime? Jo faleminderit. Ky është ferri im personal,” shkruan një përdorues.
“Të urdhërosh fëmijën të zërë shezllone? Kjo s’është pushim, është dështim prindëror,” shton një tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që “lufta e shezllonëve” zë titujt kryesorë. Në ishujt Kanarie u raportua kohët e fundit për pushues që prisnin mbi një orë në radhë që në orën 8 të mëngjesit, përpara se pishina të hapej në 09:30.

🔹 Në hotele të tjera evropiane tashmë janë vendosur masa ekstreme, si roje sigurie dhe biletim i shezlloneve, për të ndaluar këtë sjellje gjithnjë e më të përhapur.

Ndërsa disa e shohin këtë si pjesë të argëtimit modern të pushimeve, shumica e shikuesve online janë të qartë: kur fëmijët shndërrohen në “ushtarë” të shezllonëve, diçka ka shkuar keq me idenë e relaksit.