FLASH :

Video/Në pranga një 21-vjeçar me armë zjarri e municion, momenti kur policia e shtrin në tokë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri, i cili posedonte armë zjarri, municione dhe sende të tjera të jashtëligjshme.

Operacioni policor i koduar “Kryqëzimi” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve dhe punës intensive për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues në Babrru. I riu u ndalua nga shërbimet e Policisë te kryqëzimi i Valiasit, ndërsa po lëvizte me një automjet tip “Audi”.

Njoftimi: 

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Arrestohet te kryqëzimi i Valiasit, një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri me municion, armë të ftohtë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Sekuestrohen sendet e kundërligjshme.

Në vijim të punës intensive, për identifikimin e shtetasve që posedojnë armë dhe cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin “Kryqëzimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues në Babrru.

Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, te kryqëzimi i Valiasit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kryen kontrolle në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, ku u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.