Policia është shëmbulltyrë e kreut të saj Ilir Proda. Kur ai vetë u shërben bandave, edhe vartësit e tij kilogramët dhe stërvitjen i vënë në kafenë dhe jo në terren. Kur nuk ke tru, por ke uniformë, çdo qytetar bëhet armik. Këtë herë, heronjtë tanë me çizme dhe ego të fryrë ndaluan një djalë që po ecte me telefon në dorë – një akt që, në logjikën e një polici mesatar shqiptar, është krim i nivelit të lartë. Se kur nuk ke as dinjitet, as edukatë, as kontroll, të duket kërcënim çdo i ri që nuk ka frikë nga uniforma jote.
Zvarritja me forcë, britmat, arroganca – të gjitha në emër të rendit, ose më saktë, në emër të shfryrjes së inferioritetit të grumbulluar ndër vite. Se të jesh polic në Shqipëri shpesh do të thotë: nuk ia dole dot në jetë, po ja del me qytetarin.
Ndërkohë kriminelët e vërtetë vazhdojnë të qeshin me këto spektakle, sepse e dinë që për policin tonë, është më e lehtë të luftosh një story në Instagram sesa një bandë me makina të blinduara.