FLASH :

Video/Pilinci zbret nga limuzina luksoze në Korçë, priten zhvillime të qenësishme për vendin

Një skenë e pazakontë është regjistruar sot në qytetin e Korçës, ku i vetëshpalluri “kryeministër” i njohur si Pilinci bëri hyrjen e tij teatrale duke zbritur nga një limuzinë luksoze i shoqëruar nga truproja.

Ngjarja, që tashmë po qarkullon me ironi në rrjetet sociale, po shihet nga analistët si një shfaqje e orkestruar për të tërhequr vëmendjen publike. Pilinci, i cili më herët kishte deklaruar se “do ta tërhiqte Edi Ramën zvarrë”, në fakt cilësohet nga shumëkush si një produkt i krijuar nga vetë Edi Rama dhe Endri Fuga, për të spostuar debatin nga çështjet reale të vendit.

Me limuzina, truproja dhe dalje të bujshme, Pilinci ka hapur pikëpyetje tek qytetarët: nga financohet kjo shfaqje? Në mungesë të një baze të qartë politike, të gjitha veprimet e tij ngjajnë më shumë me një parodi të qëllimshme sesa me një alternativë serioze.

Korçarët që panë spektaklin e sotëm nuk e fshehën ironinë, duke e cilësuar si një “shfaqje tallëse” që e bën politikën shqiptare edhe më groteske.