FLASH :

Video/Përmbytje shkatërrimtare në Kinë – të paktën 15 të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve të rrufeshme që goditën provincën Gansu në Kinën veriperëndimore fundjavën e kaluar. Ujërat e furishëm kanë shkatërruar mbi 2,500 shtëpi, kanë dëmtuar 100 km rrugë, pesë ura dhe linja energjie, duke izoluar 37 fshatra dhe mbi 4,000 banorë.

Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për operacione të menjëhershme shpëtimi dhe parandalimi, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë “pa ndërprerje” për të arritur komunitetet më të izoluara. Pamjet ajrore tregojnë fshatra të zhdukur pothuajse plotësisht nga rrjedhat e ujit, ndërsa dëshmitarët krahasuan fuqinë e përmbytjeve me “një tren që përplaset nëpër male”. Autoritetet kanë shpallur alarm për reshje të dendura edhe në provincat Jiangsu, Anhui, Hubei dhe Chongqing, teksa rajone të tjera në jug të vendit janë evakuuar masivisht për shkak të shirave të pandërprerë.