FLASH :

Video/Përleshje e dhunshme në rrugë pas konfliktit mes shoferit dhe tre grave

Një incident i dhunshëm është regjistruar në Edgware Road të Londrës, ku një shofer ndaloi makinën në mes të rrugës dhe u përfshi në një konflikt fizik me tre gra, duke shkaktuar kaos dhe bllokim të trafikut. Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur shoferi, i veshur me një bluzë rozë, përplaset verbalish me grupin para se situata të përshkallëzohet në dhunë.

Sipas dëshmitarëve, grindja nisi pasi shoferi ndaloi në rrugë dhe bllokoi qarkullimin, duke nxitur reagimin e grave. Në një moment, njëra prej tyre i afron një objekt metalik në fytyrë, duke thënë: “Është mamaja ime… do të të vras.” Shoferi reagon duke e kapur në “headlock” dhe e shtyn mënjanë. Ai përpiqet të largohet, por bllokohet nga gratë dhe sherri rikthehet në trotuar, ku një burrë tjetër, i dyshuar si pjesë e grupit, e ndjek shoferin, por rrëzohet gjatë ndjekjes.

Më pas, shoferi rrëzohet përtokë dhe goditet me shkelma nga njëra prej grave. Incidenti ka shkaktuar tronditje tek kalimtarët, ndërsa policia e Londrës po heton rastin për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë.