FLASH :

Video/Përfshihet nga flakët një mjet në autostradën Tiranë-Durrës, dy të tjera përplasen lehtë

Një incident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një mjet tip Opel është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje të lehtë mes dy mjeteve të tjera që ndodheshin përpara.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ende nuk është e qartë nëse mjeti Opel ka qenë i përfshirë në përplasjen fillestare dhe më pas ka shpërthyer në flakë, apo nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit. Qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës është vështirësuar për disa minuta, por aktualisht situata është normalizuar.