Video/Patriarkët e Jerusalemit shkelin në Gaza vetëm pasi bombardohet kisha katolike

Dy nga liderët më të lartë të krishterë në Jeruzalem, Patriarku Latin Katolik Pierbattista Pizzaballa dhe Patriarku Grek Ortodoks Theophilos III, udhëtuan drejt qytetit të Gazës pas bombardimit nga tanket izraelite të Kishës Katolike “Familja e Shenjtë”. Sulmi i rëndë shkaktoi vdekjen e tre besimtarëve dhe plagosjen e rreth dhjetë të tjerëve, përfshirë famullitarin, At Gabriel Romanelli, i njohur për lidhjet e ngushta me Papa Françeskun e ndjerë.

Në momentin e sulmit, kompleksi i kishës strehohej rreth 600 persona të zhvendosur, përfshirë të krishterë, myslimanë, fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara. Vizita e udhëheqësve fetarë u lejua nga Izraeli në përgjigje të reagimeve të fuqishme ndërkombëtare dhe për të paraqitur një imazh më human në një moment kritik. Gjatë qëndrimit, ata udhëhoqën një delegacion me ndihma humanitare që solli qindra ton ushqime dhe ilaçe, si dhe ndihmuan në evakuimin e të plagosurve jashtë Gazës për trajtim.