FLASH :

Video/Pastrimi i Bashkisë Tiranë është më shumë ndotje

Një pamje e filmuar sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tregon qartë paradoksin e “pastrimit” urban në kryeqytet: një punonjës i Bashkisë Tiranë, i pajisur me fshesë me erë, krijon një re pluhuri të dendur që shpërndahet në ajër, duke ndotur atmosferën dhe duke vështirësuar frymëmarrjen e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Në vend që të pastrohet, rruga mbulohet nga grimca pluhuri që qëndrojnë pezull për minuta të tëra, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Makinat bllokohen në trafik, ndërsa qytetarët ekspozohen ndaj ndotjes ajrore, në një kohë kur temperaturat dhe ndjeshmëria ndaj cilësisë së ajrit janë në rritje.

Kjo mënyrë “moderne” pastrimi po kritikohet gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, ku qytetarët kërkojnë një qasje më efikase dhe më miqësore me shëndetin e publikut.