FLASH :

Video/ Panik në metro: Pasagjeri ul pantallonat para fëmijëve, udhëtarët e ndalojnë me forcë

Një incident tronditës ka ndodhur në linjën Hammersmith and City të metrosë së Londrës, ku një pasagjer uli pantallonat në një vagon të mbushur plot, me fëmijë të pranishëm, duke shkaktuar panik dhe neveri mes udhëtarëve.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:30, në drejtimin lindor, pasi treni u ndal në stacionin Upton Park. Sipas dëshmitarëve, burri, i veshur mirë dhe me kufje të shtrenjta, filloi të bërtiste, uli pantallonat dhe vendosi rripin e tij rreth qafës, duke ekspozuar organet gjenitale para pasagjerëve.

Një prej udhëtarëve e përballi menjëherë, duke i thënë: “Duhet të zbresësh nga treni. Ka fëmijë këtu.” Por ai reagoi duke sharë dhe duke refuzuar të mbulohej.

Kur nuk pranoi të ndalonte, disa pasagjerë e rrethuan, duke i kërkuar me forcë të vishej. Situata degjeneroi në një përleshje, ku burri tentoi t’i godiste me rrip, ndërsa ata e rrëzuan përdhe, ia morën rripin dhe i kapën krahët.

Pasagjerët e tërhoqën zvarrë në platformën e stacionit East Ham dhe e mbajtën të shtrirë në tokë deri në mbërritjen e ndihmës. Një oficer policie jashtë shërbimit ndodhej në tren dhe kreu arrestimin.

Policia e Transportit Britanik bëri të ditur se burri është ndaluar sipas aktit të shëndetit mendor dhe është dërguar në spital, ndërsa hetimet për incidentin vijojnë.