Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë ditës së sotme në kryeqytet kanë shkaktuar rritjen e ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Lana. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë Lanën e fryrë përtej normales, duke krijuar një pamje të ngjashme me një “det” në mes të Tiranës.
Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha materiale apo përmbytje në banesa, megjithatë prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët.
Autoritetet kanë bërë apel për kujdes, sidomos për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë pranë shtratit të Lanës, duke paralajmëruar se reshjet mund të vijojnë edhe gjatë orëve në vijim.







