FLASH :

Video/Pamje tronditëse – Shpërthim i fuqishëm në Romë, banorët e zonës e filmojnë nga ballkoni

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një karburanti në zonën Trieste të Romës, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale. Menjëherë pas mbërritjes së zjarrfikësve në vendngjarje, banorët e lagjes kanë dokumentuar momentin e shpërthimit dhe i kanë shpërndarë pamjet në rrjetet sociale.

Një video e publikuar nga “La Repubblica” tregon momentin dramatik të filmuar nga një qytetar nga ballkoni i shtëpisë së tij, shumë pranë vatrës së zjarrit. Në sekondat e para shihet tym i dendur dhe më pas një shpërthim i fuqishëm që e përplas autorin e videos në tokë, duke dëshmuar fuqinë shkatërruese të ngjarjes.

Autoritetet lokale po hetojnë shkakun e shpërthimit, ndërsa deri tani nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale në zonën përreth janë të konsiderueshme. Situata mbetet nën vëzhgim.