FLASH :

Video/Pamje tmerruese nga Kina: Shembet ura, kamioni mbetet i varur mbi humnerë

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Kinë, ku një urë është shembur papritur, duke shkaktuar panik dhe rrezik për jetën e qytetarëve. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur një kamion ngel i varur në ajër, në buzë të humnerës, pasi struktura nën të është shembur plotësisht.

Ngjarja ndodhi në një zonë malore, ndërsa mjeti i rëndë ishte në lëvizje në momentin e shembjes. Për fat të mirë, shoferi ka mbijetuar dhe është shpëtuar në kohë nga ekipet e emergjencës. Autoritetet kineze kanë nisur hetimet për shkaqet e shembjes, ndërsa ura rezulton të jetë ndërtuar para disa dekadash dhe kishte pësuar dëmtime strukturore të pakontrolluara.