Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në autostradën e Vrçinit në Serbi, ku pamje të publikuara tregojnë policë duke rrahur brutalisht një qytetar në zonën e pagesës.
Në video shihet se disa efektivë e shtyjnë dhe e godasin me forcë personin, ndërsa qytetarë të tjerë shohin të tronditur nga skena. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen e dhunshme, por pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur zemërim dhe reagime të ashpra publike.
Organizatat për të drejtat e njeriut kanë dënuar rastin, duke e cilësuar si një tjetër shembull të përdorimit të tepruar të forcës nga autoritetet. Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga policia serbe për ngjarjen.