Një video e publikuar nga aktivitetet në bazën e Pashalimanit ka ndezur debat në rrjet, ku shihet Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura duke performuar në mënyrë jo tradicionale.
Në vend të marsheve ushtarake apo simfonive klasike e kombëtare, banda frymore është përdorur për shfaqje që shumë qytetarë i kanë cilësuar si “të padenja për një aset kombëtar”. Në komentet online, qytetarët shprehen të indinjuar:
“Banda Frymore e Ushtrisë është aset kombëtar. Asaj i hije marshet ushtarake apo simfonitë klasike, por jo këto që po shohim. Keni kthyer orkestrën si laraska. Është turp, kthejani dinjitetin!”
Të tjerë reagojnë me ironi: “Meqë nuk kemi avionë, anije e nëndetëse, jepu fyell e daulle, të mos rrinë kot…”
Ky reagim tregon edhe një herë zhgënjimin e opinionit publik me mënyrën se si menaxhohen simbolet dhe asetet e ushtrisë shqiptare, ndërkohë që baza e Pashalimanit dikur njihej për flotën e fuqishme me tanke dhe nëndetëse.