FLASH :

Video/Nis kthesa e madhe djathtas, tironsit i bashkohen në masë “labit” të Mundësisë

Një moment emocional është regjistruar gjatë një takimi elektoral të kandidatit për deputet, Agron Shehaj, ku një qytetar tiranas ka ndarë publikisht historinë e veçantë që lidhet me dajën e tij dhe figurën e themeluesit të partisë Mundësia. Qytetari, i prekur nga fjalët e Shehajt dhe vizioni i tij politik, jo vetëm që shprehu mirënjohjen e thellë ndaj kandidatit, por rrëfeu edhe një kujtim të vjetër: “Daja im e kishte ëndërr ta takonte një ditë Agron Shehajn. Thoshte gjithmonë se ishte i vetmi politikan që nuk i dridhet qerpiku dhe që flet me zemër.”

Ky moment u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa vetë Shehaj u duk i prekur nga fjalët e qytetarit, duke theksuar se frymëzimi më i madh për të vijuar betejën politike vjen pikërisht nga njerëz si ai dhe historitë e tyre të sinqerta.