FLASH :

Video/Nis gjykimi ndaj Berishës, avokati Gjokutaj hyn thuajse me vrap në GJKKO

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku pritet të nisë gjykimi në themel ndaj klientit të tij.

Seanca e sotme shënon fillimin zyrtar të procesit gjyqësor ndaj Berishës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Gjykata do të shqyrtojë në detaje provat e paraqitura nga SPAK dhe pritet që palët të bëjnë paraqitjen e qëndrimeve të tyre.