FLASH :

Video/Nga adrenalina në harresë: Parku i famshëm i argëtimit kthehet në fantazmë të kalbur

Dikur një vend magjik ku mijëra njerëz shkonin për të përjetuar emocionet më ekstreme, sot ka mbetur një kujtim i zbehur i lavdisë së dikurshme. Parku i madh i argëtimit, i ndarë në zona tematike dhe i mbushur me atraksione që sfidonin gravitetin, mbylli dyert në vitin 2016 pas 23 vitesh funksionimi – dhe që atëherë ka rënë në një gjendje të trishtueshme braktisjeje.

Edhe pse atraksionet u shitën në 2018, strukturat kryesore të ndërtesave qëndrojnë ende në këmbë – të mbuluara nga bimësi e egër, grafite dhe rrënoja. Projekti ambicioz prej 65 milionë paundësh për ta kthyer zonën në një resort gjigant turistik është bllokuar që prej shtatorit 2024, përballë kundërshtimeve nga agjenci mjedisore.

Pamjet e fundit nga brenda zonës sjellin një realitet rrëqethës: muret e mbetura të godinave, një heshtje therëse dhe gjurmët e një bote që dikur ishte plot jetë, por sot është pushtuar nga harresa dhe rrënimi.