FLASH :

Video/ “Na iku gjithçka!” Nëna britanike mes lotësh pasi zjarri i shkrumboi vilën e ëndrave

Kjo është pamja rrëqethëse kur Lucy Armstrong, 37 vjeçe, shpërthen në lot ndërsa viziton rrënojat e vilës së saj të djegur në fshatin Souni të Qipros. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ben, u detyruan të largoheshin me vrap bashkë me djalin e tyre trevjeçar Ethan, teksa flakët përfshinë banesën e tyre në mes të zjarreve shkatërrimtare që kanë marrë jetën e dy personave dhe kanë përfshirë mbi 100 km katrorë tokë.

Çifti, i cili ishte zhvendosur në Qipro katër vite më parë dhe ishte martuar në tetor të vitit të kaluar, tregon momentet dramatike kur vendosën të iknin pa asnjë paralajmërim zyrtar. “Drita e kuqërremtë në qiell, era me tym dhe flakët që vinin nga të gjitha anët… ishte si fundi i botës,” rrëfen Ben, i cili u kthye më pas për të paralajmëruar fqinjët.

Shtëpia e tyre u dogj plotësisht dhe bashkë me të edhe biznesi i Lucy-t për festa fëmijësh. Ata humbën gjithçka – përfshirë pajisje me vlerë mbi 8 mijë paund. “E kemi humbur shtëpinë, kujtimet, gjithçka. Djali ynë i vogël e kupton se nuk do të kthehemi më aty,” thotë çifti. Aktualisht ata po strehohen tek prindërit e Lucy-t, ndërsa kritikojnë mungesën e shërbimeve emergjente dhe pastrimin e tokave përreth që, sipas tyre, ndihmuan në përhapjen e flakëve. Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht.