FLASH :

Video/Ndezën zjarre në Berat dhe në Dimal, 4 të arrestuar! Kamerat filmojnë një nga zjarrvënësit 

Policia e Beratit ka arrestuar 4 persona pasi ndezën zjarr në në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.

Autorët janë identifikuar si:

Shefqet Dodoveci, 49 vjeç, autorë i zjarrëvënies në lagjen Uznovë , Berat.
Zaçe Merkaj, 56 vjeç, autorë i zjarrëvënies në fshatin Osmëzezë, Berat.

Safet Manaj, 53 vjeç, autorë i zjarrëvënies në fshatin Drenovicë, Dimal.
Lefter Begaj, 56 vjeç, autorë i zjarrëvënies në fshatin Drenovicë, Dimal

Nga video e publikuar nga policia shohim se një nga zjarrvënësit është kapur nga kamerat e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit:

-Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;

-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.