Ish-mesfushori i Juventusit, Pol Pogba, është emocionuar me rikthimin e tij në futboll pas pezullimit për doping, saqë shpërtheu në lot gjatë momentit kur nënshkroi kontratën me Monakon.
Ai firmosi për dy vite me skuadrën e kampionatit francez dhe sipas raportimeve, paga e tij do të jetë vetëm 2 milionë euro në sezon, një ulje drastike krahasuar me atë që përfitonte te Juventus dhe më herët te Mançester Junajtid.
Fituesi i Kupës së Botës kishte frikë se nuk do të mund të luante më kurrë, pasi në shkurt të vitit 2024 ndaj tij u vendos një pezullim katërvjeçar. Megjithatë, pas apelimit, dënimi iu reduktua në 18 muaj dhe në nëntor u ndërpre kontrata me Juventusin me marrëveshje nga të dyja palët.
Në vitin e fundit me “Zonjën”, Pogba kishte luajtur shumë pak për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, të cilat rrezikonin ta mbyllnin karrierën e tij para kohe. Tani, mesfushori 32-vjeçar ka një mundësi të re.
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) June 28, 2025