Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë bëjnë me dije se si rezultat i kontrolleve gjatë javës që lamë pas: 39 shtetas janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku 22 prej tyre të vënë në pranga, si djhe janë bllokuar 29 mjete.
Gjithashtu janë vendosur 987 gjoba dhe janë tërhequr me mjet ngritës 29 automjete që kanë parkuar në mënyrë të gabuar, që zënë hapësirat në vendet e rezervuara për mjetet e transportit publik (autobuzë, taksi) dhe korsi biçikletash.
Në pamjet video shihet se në fokus të policisë kanë qenë edhe drejtuesit e motoçikletave, që drejtojnë këto mjete me marmirta me zhurmues dhe pa kaska, si dhe veturat me xhama të errësuar, që nuk kanë autorizimet përkatëse.







