FLASH :

Video/Momenti kur mina u merr jetën dy ushtarëve izraelitë në Gaza

Pamje të publikuara nga mediat izraelite tregojnë momentin tronditës kur një komandant dhe një ushtar izraelit humbin jetën pas shpërthimit të një mine në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur dy ditë më parë, gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në një zonë të pasigurt. Në video shihen lëvizjet e ushtarëve pak çaste para shpërthimit të fuqishëm, që ka rezultuar fatal për dy prej tyre.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen mbi rrezikun e vazhdueshëm që paraqesin mjetet shpërthyese të vendosura në terren nga grupet militante palestineze, në një kohë kur përplasjet në Gaza vijojnë me intensitet të lartë.

Autoritetet izraelite nuk kanë publikuar ende identitetin e viktimave, por konfirmojnë se bëhet fjalë për një oficer me gradë të lartë dhe një ushtar profesionist, të cilët po kryenin detyra operacionale në zonën ku ndodhi shpërthimi.