FLASH :

Video/Momenti kur kalimtarja në Vlorë merr ndihmën e parë pasi goditet nga makina

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjet tip Golf ka goditur një kalimtare, ndërsa kjo e fundit po kalonte në vijat e bardha. Pas përplasjes me këmbësoren, mjeti Golf është goditur më pas edhe nga një automjet tjetër tip Audi.

E plagosura është një grua rreth 65 vjeçe, e cila ka përfunduar në tokë me dëmtime në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i kanë dhënë ndihmën e parë në vendngjarje, deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës. Aktualisht, ajo po merr trajtim mjekësor dhe do të transportohet drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ekzaminime të mëtejshme.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.