FLASH :

Video/Momenti kur i bllokohet AMG-ja të “fortit” në Sarandë, me dy palë targa dhe zhurmues

Policia Rrugore e Sarandës është në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, në të gjithë qytetin dhe zonat turistike përreth, për të garantuar një sezon veror të sigurt për qytetarët dhe vizitorët. Për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe pushuesve, kontrollet janë intensifikuar në të gjitha akset rrugore, me fokus në zonat bregdetare dhe rrugët hyrëse e dalëse të qytetit.

Vetëm gjatë javës së parë të korrikut, janë proceduar penalisht 5 shtetas për drejtim të parregullt të mjetit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa janë pezulluar 5 leje drejtimi. Janë vendosur gjithsej 1,157 masa administrative, përfshirë:

  • 418 gjoba për mungesë të kaskës gjatë drejtimit të motomjeteve,
  • 3 për përdorim të xhamave të zinj,
  • 1 ndalim administrativ për automjet të pasigurt në qarkullim.

Një rast flagrant u ndëshkua me gjobë 39,000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit, pasi drejtuesi lëvizte me automjet të modifikuar që prodhonte zhurma dhe tejkalonte fuqinë e lejuar për kategorinë përkatëse.

Policia Rrugore apelon për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, veçanërisht për drejtuesit që udhëtojnë drejt bregdetit. Një apel i veçantë u drejtohet drejtuesve të mjeteve që të shmangin parkimin në vende të palejuara, pasi kjo pengon lëvizjen dhe rëndon qarkullimin. Çdo shkelje mund të denoncohet në numrin falas 112.